Sot bëhet 28 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinën, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit.
Marrëveshja u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor të vitit 1995.
Një nga parimet kryesore të kësaj marrëveshje, ishte në ndarjen e Bosnje Hercegovinës në 51 për qind në territorin e Federatës së Bosnje Hercegovinës dhe 49 për qind në Republikën Serbska.
Aktorët kryesorë në negociatat e paqes ishin nënshkruesit e Marrëveshjes së Dejtonit – presidenti i Republikës së BeH, Alija Izetbegoviç, presidenti i Kroacisë, Franjo Tuxhman dhe presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, më 14 dhjetor 1995 në Pallatin Elysee në Paris.
“Kjo nuk është një paqe e drejtë, por është më e drejtë se vazhdimi i luftës. Në këtë situatë siç është dhe në këtë botë siç është, paqe më e mirë nuk mund të arrihej”, ka thënë Alija Izetbegoviç pas ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Paris.
Nënshkruesit u zotuan për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumentet e tjera të OSBE-së, si dhe respekt reciprok për sovranitetin dhe zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore.
Ky dokument mundësoi që t’i jepet fund luftës disa vjeçare, ku kishin humbur jetën më shumë 300 mijë qytetarë të Bosnje Hercegovinës, luftë e cila nisi pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.
Agresioni u krye nga Ushtria e Jugosllavisë që udhëhiqej nga Serbia, në mbështetje të serbëve të Bosnjës, që synonin ta mbanin nën kontrollin e tyre territorin e Bosnje Hercegovinës.
Top Channel