Italia kualifikohet mes vuajtjesh, Anglia ndalet në Shkup

20/11/2023 23:08

Italia kualifikohet për në Euro 2024. Të kaltrit e Luciano Spallettit vuajtën jo pak ndaj Ukrainës në ‘Bay Arena’ të Leverkusenit, por ia dolën të marrin atë që donin, barazimin 0-0, që u siguroi kualifikimin më tej me 14 pikë, po aq sa ukrainasit, por me avantazhin e përballjeve direkte.

Ukrainasit e Rebrov ishin të dënuar të fitojnë dhe bënë një 90-minutësh mjaft të mirë në Gjermani, duke merituar shumë më tepër se një barazim pa gola, por fati dhe forma e mirë e Donnarummës, nuk lejuan shënimin e golit që do t’i çonte në Gjerman.

Në shtesë pati edhe një pretendim për penallti nga ana e Ukrainës, me Acerbin që ndërhyri ndaj Mudryk brenda zonës, por arbitri spanjoll Manzano urdhëroi vijimin e lojës, teksa episodi pritet të shkaktojë jo pak debat.

E mbyll duke festuar Italia e Spallettit, që pasi dështoi të marrë pjesë në Kupën e Botës një vit më parë, këtë herë siguroi në frymën e fundit një biletë për në Gjermani 2024, ku do të shkojë si kampione në fuqi.

Në sfidën tjetër të grupit, Anglia u ndal në barazim 1-1 në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut, teksa për këta të fundit shënoi shqiptari Enis Bardhi, ndërsa për skuadrën e Southgate riktheu baraspeshën Harry Kane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA