Shqiponja pa gjini në skenën shqiptare/ Elton Ilirjani në “The Miss Globe”

18/11/2023 11:30

Paraqitja e parë skenike e modelit ndërkombëtar, Elton Ilirjani, në Shqiperi në The Miss Globe në Durrës pati jehone në SHBA dhe sidomos në publikun shqiptar.

Performanca e tij iu dedikua Moikom Zeqos, poliglotit shqiptar. Eltoni erdhi në skenën e The Miss Globe me një paraqitje mistike, folklorike, moderne dhe pa gjini në të njëjtën kohë. Një malësor dhe malësore në të njëjtën kohë.

Krahë shqiponje dhe make up unik, flokët në vazhdim të unicitetit pa gjini. Folklor i servirur mistikisht pa gjini. Performancë e paparë në skenat shqiptare dhe më gjerë. Risia sillte gjithashtu ndërthurjen e tirqeve me xhubletën dhe një gjoks manekine gjysmë femëror dhe gjysmë mashkullor.

Shikimi skenik i Elton Ilirjani u shoqërua me duartrokitje në sallë. Veshja ishte përgatitur nga stilistja shqiptare Lilo dhe grupi nga make up artistja Mirela Baçi.

Top Channel