Deti në Vlorë

Këtë fundjavë temperaturat kanë pësuar një rënie drastike!

Për shkak të erës së fortë në qytetin e Vlorës, dallgët e detit përplasen fuqishëm me vijën bregdetare duke krijuar një pamje piktoreske. Në videot e siguruara nga Top Channel, shihet se si dallgët thyhen në breg dhe kjo gjë ka tërhequr qytetarët që të shijojnë bukurinë që ofron kjo panoramë.

Deti i trazuar dhe dallgë të mëdha, ka bërë që kapitaneria e portit të Vlorës të pezullojë çdo lundrim detar.

 

Top Channel