U kap me armë zjarri dhe municion luftarak në një lokal në Tiranë, arrestohet një 37-vjeçar
17/11/2023 09:49
Një 37-vjeçar është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të operacionit të koduar “Befasia”, u bë e mundur kapja e tij në një lokal në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Mbi 37-vjeçarin A.L nga Tirana rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.
Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel