Tentoi të vriste me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij në Dibër, në pranga 55-vjeçari

17/11/2023 10:36

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy bashkëfshatarëve në fshatin Selishtë të Dibrës.

Në pranga ka rënë 55-vjeçari I. C., pasi tentoi të vriste me gërshërë hekuri 54-vjeçarin A. K., të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Policia e Dibrës pas njoftimit të marrë se këta dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin kanë shkuar në vendngjarje duke mos lejuar që konflikti të përshkallëzojë.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel