“Tempulli”/ I shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 27-vjeçari në kryeqytet

17/11/2023 08:55
Foto Ilustruese

Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është vënë në pranga në kryeqytet.

Shtetasi me iniciale V.K. u ndalua në rrugën “Myslim Shyri”. Ndaj tij, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg”.

Gjatë operacionit “Tempulli” për ndalimin e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Top Channel