Arrestimi i një 30-vjeçareje, të dënuar për abuzim seksual ndaj të miturave dhe hetimi nga Prokuroria, zbardh një ngjarje të rëndë në Lushnjë.
Në dhjetor të vitit 2020, Borana Faslliu ka ndihmuar bashkëshortin e saj në përdhunimin e një vajze 26 vjeçe. Mësohet se teksa 35-vjeçari e abuzonte, Borana ka qenë e pranishme dhe ka mbajtur me forcë të renë.
Pas hetimeve, Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren me 3 vite e 4 muaj burgim. Arratia e autores përfundoi sot, kur policia arriti ta vërë në pranga në qytetin e Durrësit.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj ndodhet në qeli, pasi u vu në pranga një ditë pas ngjarjes së rëndë. Edhe ai është shpallur fajtor për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.
Top Channel