Në historikun e saj letërsia për fëmijë ka njohur disa perceptime të lexuesit të kësaj letërsie, të cilat ndikuan fort në politikat botuese të shtëpive të mëdha editoriale: Liza në Botën e Çudirave, fill pas botimit nis përkthimin për të arritur deri në 175 gjuhë, duke u bërë me shumë gjasa, libri më i lexuar i kohërave, deri sa pa dalë Harry Potter … Harry Potter, i cili kapërceu gjithë pritshmëritë, duke u cilësuar çmimi i parë letrar i të gjitha kohërave arriti të mposhtë edhe paragjykimin e etiketimit të letërsisë për fëmijë si një zhanër minor.
Në letërsinë shqipe personazhi që theu njëtrajtshmërinë e botimeve të këtij zhanri i përket një epoke të shkuar i famshmi Çufo. Në këtë panair të 26 të librit, tema kryesore është letërsia për fëmijë dhe adoleshentë, po çfarë ka ngjallur më shumë interes tek kjo grupmoshë.
Duket se shtëpitë botuese nuk janë më skeptike ndaj letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe, apo e përkthyer nga autorë të huaj.
Megjithë dominimin e gjerë të shkrimtarëve anglezë në krye të listës, libri më i shitur për fëmijë i të gjitha kohërave është në fakt Le Petit Prince nga autori francez Antoine de Saint-Exupéry.
Top Channel