Foto Ilustruese

Një 27-vjeçar është arrestuar, pasi duke drejtuar mjetin e tij një ditë më parë, aksidentoi një adoleshent.

Shtetasi me iniciale B.M. ka përplasur me kamionçinë një 15-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në fshatin Ngurrëz. Sipas policisë, i mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi të enjten, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes dhe hetimi për 27-vjeçarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA