Premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” për shqiptarët e vendit fqinj vjen sonte më 16 nëntor në UCI Cinema në Romë, Milano, Frienze, Bari e Torino.
Me një humor të sofistikuar komedia romantike, prodhim i Top Channel films , “Në Kuadër të Dashurisë” do të vijë sonte në Itali për të kapërcyer edhe njëherë pritshmëritë e publikut që do të mbush sallat e kinemasë.
Ndërsa vetëm një ditë më vonë, nesër më 17 nëntor, Suedia do të hap sallat e kinemasë për të gjithë shqiptarët që me padurim presin të shfaqet filmi më i përfolur me personazhet më të dashur të momentit.
Gjithashtu në Belgjikë e Luksemburg për shkak të kërkesave të shumta do të ketë shfaqje të filmit edhe këtë javë ku orarin e listuar sipas sallave përkatëse mund ta gjeni fare lehtë në faqen zyrtare të Top Channel films.
Mos e humbisni shansin për të ndjekur filmin shqiptar më të shikuar të vitit.
Top Channel