Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një makine që ishte parkuar në anë të rrugës në Fier.
Viktima u gjet rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas.
Paraprakisht, dyshohet se 39-vjeçari, i identifikuar si Julian Balliu, banues në Tiranë, është vetëvrarë me armë zjarri. Policia ka gjetur në vendngjarje një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.
Viktima u vu re nga banorët këtë mëngjes, teksa po shkonin në tokat e tyre bujqësore. Pasi panë se në makinë ndodhej një person pa shenja jete, kanë njoftuar policinë.
Disa banorë të tjerë shprehen të tronditur.
“Pamë makinën që ishte parkuar aty, por nuk menduam që kishte njeri brenda. Kur erdhi policia, e kuptuam. Nuk kemi dëgjuar të shtëna”, thotë një prej tyre.
Top Channel