22/12 17:19
Për herë të parë u ngjit në skenën e teatrit “Migjeni” në vitin 1973, dhe sot pas 50 vitesh, u rikthye sërish pranë publikut shkodran më një spektakël humori dhe muzike.
Vlerësimi më i madh është kur njerëzit të mbajnë mend për humorin tënd, thotë Mondi.
Humori shqiptar është në krizë pasi estradat e disa qyteteve ose janë shkrirë ose janë drejt mbylljes dhe aktorët problemin e shikojnë tek mungesa e tekstshkruesve.
“Mjeshtri i Madh”, Edmond Halili, pavarësisht se prej vitesh jeton në Durrës, thuajse të gjithë karrierën e tij, e ka me estradën e Shkodrës përkrah emrave të mëdhenj të humorit shqiptar.
Top Channel