Ushtria izraelite hodhi në erë ndërtesën e parlamentit të Hamasit në qytetin e Gazës.
Siç raportojnë mediat izraelite, ushtria izraelite kreu një tjetër sulm të madh kundër Hamasit. Izraeli ka deklaruar gjithashtu se ka nën kontroll edhe ndërtesa të tjera qeveritare në Rripin e Gazës, përveç parlamentit.
Kujtohet se të hënën ushtria izraelite pushtoi parlamentin e Hamasit në qytetin e Gazës dhe ngriti flamurin izraelit. Konkretisht, objekti ishte i zënë nga Brigada e 7-të e Blinduar dhe Brigada e Këmbësorisë “Golani”. Në fakt, pushtimi i ndërtesës ndodhi pak para deklaratave të ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallad se Hamasi “humbi kontrollin në Gaza”.
“Nuk ka vend në Gaza ku Izraeli nuk do të arrijë, nuk ka vend për t’u fshehur, nuk ka strehë”, paralajmëroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, disa orë pasi ushtria izraelite, hyri në spitalin më të madh në enklavën palestineze.
“Ne do të arrijmë dhe do të shkatërrojmë Hamasin dhe do të kthejmë pengjet, pasi këto janë dy misione të shenjta“, tha Netanyahu gjatë një vizite në një bazë ushtarake. “Nuk ka vend të shenjtë për vrasësit e Hamasit”, shtoi ai.
Ushtria izraelite hyri sot në spitalin Al Shifa , ku pretendon se është vendosur një bazë strategjike e Hamasit. Ky operacion ngre shqetësime për fatin e mijëra palestinezëve të zhvendosur që janë strehuar në objektin e infermierisë.
“Ata na kërkuan që të mos depërtonim në Gaza? E megjithatë, ne hymë gjithsesi. Ata na thanë se nuk do të arrinim në hyrje të qytetit të Gazës, por ia dolëm. Ata na thanë se nuk mund të hynim në spitalin Al Shifa, ne u futëm”, vazhdoi Netanyahu. Ky spital prej disa ditësh është në qendër të luftimeve mes ushtarëve izraelitë dhe luftëtarëve të Hamasit.
יומיים אחרי שחיילי גולני הצטלמו בו: צה”ל פוצץ את בניין הפרלמנט של חמאס בעזה | תיעוד@roysharon11 pic.twitter.com/v5VZkie7rZ
— כאן חדשות (@kann_news) November 15, 2023
Top Channel