Putin luan me kartat e atdhedashurisë! E përshkruan veten si kandidat ‘patriotik’ përpara zgjedhjeve presidenciale

15/11/2023 16:59

Përpara zgjedhjeve presidenciale, Vladimir Putin ka luajtur me kartat e atdhedashurisë duke e “përshkruar veten si kandidat “patriot”.

Udhëheqësi rus ende nuk ka njoftuar zyrtarisht rikandidimin për postin, por Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ai ka përdorur taktika të caktuara në prag të zgjedhjeve të vitit 2024.

Së pari, është konfirmuar se Putin do të mbajë konferencën e tij tradicionale të kombinuar të shtypit dhe telefonatën publike përpara fundit të këtij viti. Ngjarja u konfirmua nga Kremlini, ndërsa lideri rus pritet ti rikthehet traditës pasi organizimi u anulua vitin e kaluar, tha Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e saj.

Kjo shihet nga zyrtarët në Rusi si një “pikë e rëndësishme në fushatën e parashikuar të Putinit” për të siguruar një mandat të pestë në detyrë pas zgjedhjeve në mars.

Së dyti, zoti Putin ka vizituar selinë e Qarkut Ushtarak Jugor, për t’u takuar me shefin e shtabit të përgjithshëm dhe ministrin e mbrojtjes të Rusisë. Është vizita e dytë në katër javë. Putin pritet të shpallë kandidaturën e tij për president para fundit të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA