Nuk është më një tabu por është një fakt.
Prirjen për t’u orientuar drejt kirurgjisë plastike nuk e kanë vetëm gratë por dhe burrat. Trendi i të dukurit perfekt, pa rrudha në fytyrë, pa ngarkesa dhjamore në trup ka përfshirë edhe meshkujt shqiptare, me prirjen më të madhe tek ata që shfaqen edhe në median vizive.
Mjeku estetist Panajot Papa, e konfirmoi këtë i ftuar në emisionin, “Në Shtëpinë Tonë”.
“Në Shqipëri meshkujt kërkojnë ndërhyrje estetike. Në Shqipëri nuk është më tabu. Në momentin që miqtë vërejnë që t’i ke bërë ndërhyrje, atëherë trajtimi estetik nuk është bërë mirë. Kompanitë po zgjerojnë trendin duke bërë ndërhyrje dhe për 24 orë, kjo do të thotë që t’i mund ta bëj botoks në mëngjes që të japë efekt në mbrëmje”, tha Papa.
Moderatoja Pamela Shqazi ka deklaruar se nuk do të preferonte të kishte në krah një mashkull të kuruar.
“Mua nuk më pëlqejnë meshkujt shumë të kuruar. Meshkujt nuk duhet ta teprojnë me trajtimet. Nuk më pëlqen të dal jashtë natyrales edhe unë kam bërë pak trajtime por nuk e kam ekzagjeruar. Nuk do doja ta tepronte as partneri që do të kisha në krah”, thotë Pamela Shqazi.
Doktori sugjeron të kihet kujdes me mënyrën dhe vendin ku zgjidhet për të bërë ndërhyrje.
“Një pacient përballë një mjeku e ka ndarë mendjen. Por mjeku duhet ti thotë që cila është më e mirë për të. Botoksi dhe ndërhyrjet pa kulturën e duhur është një dëm kolosal për veten”, tha mjeku.
Në Shqipëri meshkujt kërkojnë ndërhyrje estetike. Në Shqipëri nuk është më tabu, thotë doktori.
Top Channel