Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin për qëndrimin e mjekëve/ Studentët: Nëse vendimi nuk është në favorin tonë, vazhdojmë rrugëtimin

15/11/2023 15:32

Studentët e Mjekësisë janë entuziastë, pasi Gjykata Kushtetuese e mori në shqyrtim kërkesë padinë e tyre për shfuqizimin e ligjit, që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor nga 3 në 5 vite në vendin e tyren pas përfundimit të studimeve e më pas të pajisen me diplomë.

Në 21 dhjetor, mbahet seanca e parë dhe nuk dihet se sa do të ketë deri në daljen e vendimit përfundimtar që do ta shfuqizojë ose jo këtë ligj.

Në 21 është seanca e parë dhe do të vijojnë e di gjykata se sa të tilla do të ketë. Nëse nuk do të ketë një vendim në favorin tonë ne do të vazhdojmë më manovra të tjera“, tha një studente.

Ne besojmë dhe shpresojmë te drejtësia e Gjykatës Kushtetuese, ndaj do të presim. Nëse nuk do të jetë një vendim në favorin tonë, atëherë studentët do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre pasi ky është një ligj që shkel të drejtat tona“, tha Dea Guri.

Studentët e Mjekësisë e nisën 4 javë me vonesë këtë vit akademik për shkak të bojkotit që zhvilluan në kundërshtim të ligjit. Ata u kthyen dy javë më parë në auditorë pasi morën garancinë se orët e humbura do të zëvendësohen dhe nuk do të penalizohen.

Ndërkohë që  ligji është pezulluar deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që nuk dihet sa seanca do të zhvillohen, studentët vijojnë mësimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA