Një furgon është djegur totalisht ndërsa dy të tjerë janë dëmtuar nga flakët gjatë natës në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mbrëmjes në lagjen ‘28 Nëtori’. Flakët dyshohet se kanë ardhur si rrjedhojë e një defekti në motor, i cili ka shkaktuar zjarrin.

Si rjedhojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht një furgoni i cili pasi ka marrë flakë është spostuar dhe ka dëmtuar edhe dy furgonë të tjerë.

Pronari i mjeteve, Andor Ribaj, ka treguar se ngjarja është aksidentale. Sipas tij në momentet e para kanë menduar se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme teksa kanë parë kamerat e sigurisë dhe e kanë vërtetuar që nuk është e qëllimshme.

Ai tregon se dëmet janë materiale të konsiderueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA