Sot Pallati i Kongrese në Tiranë hap dyert për panairin e 26-të të librit, një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës që pritet me shumë interes.

Panairi i Tiranës, i vetmi që mbledh të gjitha ngjarjet më interesante të librit, gjatë një viti do të ketë ekspozime, prezantime, takime me autorë, shkrimtarë të huaj të ftuar, libra të rinj, çmime, konferenca, Sofaja e librit dhe më shumë!

Panairi do të zgjasë deri më 19 nëntor, ndërsa në ditën e dytë të panairit, në datë 16 nëntor, në orën 17.00 Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë në shqip.

Disa nga të ftuarit e huaj, që do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, në Panairin e 26 të Librit janë futbollisti francez Lilian Thuram, përkthyesja e shquar italiane Ilide Carmignani, shkrimtari italian Alessio Puleo, shkrimtarja italiane Viola Ardone, përkthyesja italiane Ilide Carmignani ejt.

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.

FOTO GALERI
1/4
ILIDE CARMIGNANI Është një nga përkthyeset më të shquara italiane, e njohur veçanërisht si "zëri" i Luis Sepúlvedas, Roberto Bolaños, Jorge Luis Borgesit, Julio Cortázarit etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA