Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës, të cilin kryebashkiaku Erion Veliaj e denoncoi për shpifje.
Kryebashkiaku paditi Berishën pas deklarata që bëri për inceneratorin e Tiranës dhe lidhjet e “Veliajt me Iranin”.
Këtë të martë, ishte ishte planifikuar për t’u zhvilluar seanca pajtimore, thuhet në vendimin e gjykatës. Por Erion Veliaj mungoi, pa dhënë shkaqe të arsyeshme. Ndërsa, Berisha kishte kërkoi që seanca të zhvillohej në prani të avokatit të tij mbrojtës.
Në këto kushte, GJKKO vendosi pushimin e çështjes me “viktimë akuzues: Erion Veliaj; të akuzuar: Sali Berisha për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj”.
Top Channel