Tensione edhe në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, takimi zhvendoset online

13/11/2023 14:21

Tensionet janë zhvendosur sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Sot ishte parashikuar të diskutohej buxheti i Shërbimit Informator Shtetëror, ndërsa mbledhja u pengua pasi deputeti Flamur Noka i zuri vendin kryetarit të komisionit, Nasip Naços.

Në këto kushte u krijua tension mes deputetëve të Rithemelimit dhe anëtarëve të tjerë dhe Nasip Naço njoftoi se mbledhja e komisionit të Sigurisë do të zhvillohet online në orën 14.00.

Gazment Bardhi tha se mbledhjet online janë në shkelje të Kushtetutës.

Sot janë parashikuar që të mbahen disa komisione, të cilat po zhvillohen online.

FOTO GALERI
12/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA