I ftuar në “Top Story”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar se si lëviz kokaina përmes karteleve nga Ekuadori përmes Atlantikut, deri në Evropë, dhe roli i Rexhepit në trafikun e drogës.

Duma: Karamuço, një mendje kriminale. Këto janë edhe veti apo strategji që njeriu i ka edhe të lindura deri diku, që ka këtë shpejtësi vendimmarrje strategjike për të gjetur rrugën e zgjidhjes për t’i ikur arrestimit, burgjeve, për t’i ikur një sistemi shumë të dobët shqiptar, por edhe sistemeve perëndimore të sigurisë. Çfarë përfaqëson një personazh i tillë në teoritë e kriminalistikës sepse e ke thënë pafund këtu që policia është shumë më e avashtë edhe se krimi në evoluimin e mjeteve, taktikave dhe gjithçka?

Karamuço: Më lejoni njëherë të tregoj se çfarë përfaqëson Ekuadori. Ekuadori nuk është në anën Atlantike, por në anën e Paqësorit. Për të kaluar në Atlantik dhe ardhur në Evropë, duhet që një anije nga Ekuadori të kalojë nga ngushticën e Panamasë. Dhe Ekuadori kufizohet nga 3 shtete që prodhojnë 96% të kokainës në të gjithë botën; Bolivia, Peruja dhe Kolumbia. Të treja këto kanë bandat dhe grupet e tyre të karteleve. Të mos i ngatërrojmë grupet kriminale me kartelet. Asnjë shqiptar sot nuk punon të kryesojë kartelet. Kartele janë ata që vendosin çmimin e origjinës, ne jemi grosistë; pra paketues, grosistë, transportues dhe shpërndarës. Karteli është bursa kriminale e kokainës.

I konsideruar si “koka” e kartelit të drogës, apo “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi akuzohet për vepra të shumta penale ndër të cilat edhe për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës disa vite më parë. Dritan Rexhepi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i dyshuar për shumë vepra penale. Ai kërkohej edhe në Spanjë, Itali dhe Britaninë e Madhe si i akuzuar për për trafikun e kokainës. Në Shqipëri ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Një vit më herët ishte arrestuar në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli por do të arratisej nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës.

Emrin e ka Gramoz por e njohin si Dritan, ka mbajtur shumë emra ndër të cilët edhe Lulzim e shumë të tjerë deri tek i fundit, Benjamin Omar Perez Garcia. Me këtë emër në pasaportë do të arresohej tre ditë më parë në kryeqytetin e Turqisë, i shumëkërkuari Dritan Rexhepi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA