Apple duhet të paguajë një gjobë prej 25 milionë dollarësh për të zgjidhur akuzat për diskriminim në punë.

Në lidhje me këto akuza Apple bëri një reagim, ku deklaroi se ky nuk ishte “diskriminim i qëllimshëm”.

Megjithatë, gjigandi i teknologjisë, do të paguajë gjobën për të shlyer akuzat e diskriminimit në punë që dyshohet se e ka kryer këtë vepër duke rënë ndesh me Aktin e Emigracionit dhe Kombësisë.

Departamenti i Drejtësisë të SHBA, njoftoi se Apple vendosi të paguajë 6.75 milionë dollarë gjoba civile dhe të krijojë një fond prej 18.25 milionë dollarësh për shlyerjen e dëmshpërblimeve për viktimat e diskriminimit, e cila shtoi se vlera e gjobës është më e madhja që departamenti ka marrë në lidhje me këtë çështje.

Apple akuzohet për përfshirje në një model rekrutimi diskriminues bazuar në statusin e shtetësisë për pozicionet që kërkonte të plotësonte përmes Programit të Certifikimit të Përhershëm të Punës (PERM), i cili është nën mbikëqyrjen e Departamentin të Punës të SHBA-së.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së është ai i cili i lejon punëdhënësit të zhvillojnë aktivitetin e tyre për të punuar përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Apple preferoi të punësonte persona që kishin viza të përkohshme për pozicione të lidhura me Programin e Certifikimit të Përhershëm të Punës, në vend të aplikantëve të kualifikuar.

Autoritetet mbikëqyrëse njoftojnë më tej se gjiganti i teknologjisë akuzohet se nuk reklamonte pozicione në website-in e tij të punës duke mos respektuar parimet e PERM.

Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme Kristen Clarke nga Departamenti i të Drejtave Civile të Amerikës, bëri me dije se vendimi i gjykatës pasqyron angazhimin e departamentit të tyre për t’i dhënë fund praktikave të paligjshme diskriminuese në vendin e punës.

Top Channel