57-vjeçari në Vlorë bie nga lartësia duke punuar, transportohet në spitalin e Traumës
13/11/2023 15:09
Një 57-vjeçar në Vlorë ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në lagjen “Partizani”, ku 57-vjeçari me iniciale I. Gj, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është plagosur. Ai po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel