Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak Arabia Saudite ka organizuar një samit të jashtëzakonshëm me qëllimin të bëjë bashkë vendet e botës islame për të diskutuar situatën e rëndë në Gaza.
Në fjalën e hapjes, princi saudit i kurorës, Mohammed Bin Salman bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake në këtë territor, si edhe për lirimin e të gjithë robërve dhe të burgosurve.
“Ne dënojmë me forcë agresionin ushtarak dhe shënjestrimin e civilëve në Rripin e Gazës, si dhe shkeljet e vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar humanitar nga pushtimi izraelit. Po kështu, theksojmë domosdoshmërinë e ndalimit të kësaj lufte dhe shpërnguljeve të detyruara, si dhe krijimit të kushteve për kthimin e stabilitetit dhe paqes”, tha princi i kurorës saudite Mohammed Bin Salman.
Katastrofa humanitare në Gaza, shtoi ai, është prova e dështimit të komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i dhënë fund shkeljeve të rënda që Izraeli po i bën ligjeve ndërkombëtare dhe e standardeve të dyfishta të aprovuara nga bota në heshtje. Princi shtoi se mënyra e vetme për vendosjen e paqes do të jetë fundi i pushtimit izraelit dhe vendbanimeve të paligjshme, rikthimi i të drejtave të popullit palestinez dhe krijimi i shtetit të Palestinës me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas theksoi se përveç Gazës, forcat izraelite kanë shtuar bastisjet edhe në Bregun Perëndimor. Ai i bëri thirrje administratës së Shteteve të Bashkuara të ndikojë t`i jepet fund agresionit të Izraelit, pushtimit dhe “përdhosjes së vendeve të tyre të shenjta”.
Top Channel