Tentoi të nxirrte mbi 24 mijë dollarë jashtë kufirit të Shqipërisë pa i deklaruar, nën hetim një 26-vjeçar
10/11/2023 09:14
Një 26-vjeçar është vënë kapur në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria me 24 mijë e 800 euro të pa deklaruara siç e përcakton ligji.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Terihat, Dropull.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Top Channel