Policia e Londrës njoftonte sot se ka nisur roje 24-orëshe në monumentin e Cenotafit ku do të kryhen homazhet për ditën e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, ndërsa priten në qytet deri në 500 000 qytetarë që protestojnë kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza.
Zyrtarët thonin se 2000 oficerë janë mobilizuar për të kontrolluar protestuesit për marshimin më të madh deri tani pro-Palestinë, pranë memoriali të luftës ku ceremonitë zyrtare do të kryhen te dielën.
Ata shtonin se në të gjitha monumentet kryesore do të vendosen gardhe metali dhe se ata që shkelin kufizimet do të ndalohen.
Organizatorët e protestës së nesërme thonë se gjysmë milioni protestues pro-palestinezë do të mblidhen në qytet, ashtu si në qendra të tjera të Britanisë, ku koalicioni i aktivistëve “Stop the War” raporton për pjesëmarrje të gjerë.
Aktivisti John Rees, tha se protesta në Londër do të jetë historike.
“Duket se do të jetë protesta më e madhe deri tani për Palestinën. Grupet tona në të gjithë Britaninë kanë raportuar vende të zëna në transporte dhe sheshe”.
Folësja e grupit Lindsey German, tha: “Grupet tona lokale të gjithë Britaninë na thonë se janë mbushur të gjithë autobusët për të sjellë njerëz në Londër, kjo mund të jetë e krahasueshme me protestën kundër luftës në Irak të Tony Blair në 2003.”
Kreu i policisë Mark Rowley tha se nuk kishte pushet për të ndaluar protestën masive, e cila do të mbahet në të njëjtën ditë për dy minutave të heshtjes përkujtimore në monumentin e Cenotaph.
Organizatorët e protestës thonë se protestuesit nuk do të kalojnë pranë monumentit të luftës, por pritet që grupe të veçanta të tentojnë të shpërfytyrojnë çdo simbol të luftërave te Britanise.
Kreu i policisë Sir Mark tha se organizatorët janë zotuar të mbajnë protestën larg monumentit të Cenotaph dhe objekteve të tjera të ceremonisë përkujtimore të së dielës.
Të tjerë zyrtarë shtonin se do të ketë roje të armatosur te monumentet pas disa incidenteve të shpërfytyrimit të simboleve të luftërave të Britanisë.
Ndërkohë në Gaza ushtria e Izraelit vijon bombardimet ndaj zonave të banuara dhe presionin për largimin e palestinezëve nga veriu në jug të Rripit të Gazës ose përtej kufirit në Egjipt.
Shumë nga protestuesit e quajnë fushatën e Izraelit “gjenocid” ose “spastrim etnik” ndërsa zyrtarët e ushtrisë thonë se po sulmojnë për të eliminuar militantët e Hamas, pas sulmit të 7 tetorit në Izrael ku raportohet u vranë më shumë se 1000 vetëm.
Ndërsa numri viktimave nga bombardimeve në Gaza i ka kaluar 10 000 njerëz, një pjesë e madhe e tyre fëmijë.
Top Channel