E afërmja e vajzës së ngacmuar seksualisht në Pojan të Korçës tha se e ai e ngacmonte prej kohësh vajzën, por ajo nuk kishte treguar.

Lirika Demiri tha se nuk kishin bërë denoncim, pasi autori është një person problematik.

“E ngacmonte vajzën prej kohësh. Ne nuk na kishte treguar.  Ngacmimet me fjalë kanë zgjatur prej kohësh por nuk kishim bërë denoncim pasi autori është një person problematik.  Tre ditët e fundit e ndiqte vajzën edhe kur shkonte për në shkollë dhe e kërkonte që ti afrohej. I ka kërkuar që të afrohej edhe kur ishte me persona të tjerë e shoqëruar ndaj ju drejtuam policisë”, tha ajo.

59-vjeçari në Maliq është vënë në pranga një ditë më parë.  Sipas burimeve, bëhet me dije se i arrestuari A. S. ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 13-vjeçare, nxënëse shkolle. Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë.

Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikëqyrje nga ana e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA