“Duhet të shpëtojmë jetë”, Blinken thirrje për të ndihmuar palestinezët në nevojë

10/11/2023 12:05

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se shumë palestinezë kanë vdekur dhe duhet bërë më shumë për të shpëtuar jetë dhe për të marrë ndihma aty ku është më e nevojshme.

Duke folur në Nju Delhi, Bliken shtoi se SHBA “vlerëson” hapat e Izraelit për të minimizuar viktimat civile, por kjo nuk mjafton.

Ai tha se SHBA u ka propozuar disa ide izraelitëve, duke përfshirë “pauza humanitare” më të gjata dhe rritjen e ndihmave që duhet të kalojnë në Gaza.

Këto hapa, sipas tij do të shpëtojnë jetë dhe do të mundësojnë kalimin e më shumë ndihmave për palestinezët në nevojë.

Vërejtjet e Sekretarit amerikan, Blinken vijnë pasi ushtria izraelite nuk po ndal sulmet e njëpasnjëshme në betejën e saj me militantët e Hamasit.

Luftimet po bëjnë që një numër në rritje i civilëve të largohen nga jugu, dhe një numër në rritje njerëzish kanë jetuar brenda dhe përreth spitaleve, duke shpresuar se do të jenë më të sigurta se shtëpitë e tyre apo strehimoret e Kombeve të Bashkuara në veri, disa prej të cilave janë goditur në mënyrë të përsëritur.

Top Channel