Rexhepi u arrestua gjatë një operacioni kundër kartelit të quajtur “Kompania Bello”, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.
I shumëkërkuari shqiptar u kap në një vilë luksoze, ndërsa forcat antidrogë gjetën para dhe bizhuteri gjatë operacionit.
Rexhepi u kap si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga drejtoritë e Luftimit të Krimeve Narkotike, Inteligjencës, Kundër Kontrabandës së Emigrantëve e kalimeve kufitare dhe shkëmbimit të informacionit me policinë italiane.
Ai kërkohej nga Italia dhe Shqipëria për “vrasje me dashje”, “drogë”, “rrëmbim”, “falsifikim” dhe “armë e municione”.
View this post on Instagram
Ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
Ishte ministri që njoftoi operacionin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ndërsa deklaroi se policia e Stambollit arrestoi liderin e kartelit në Beylikdüzü si rezultat i ndarjes së informacionit me policinë italiane.
“Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, tha ministri Yerlikaya.
Kush është Dritan Rexhepi?
Dritan Rexhepi është është lideri i një karteli droge, i cili ka trafikuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë.
Trafiku i Rexhepit i cili nisi në vitin 2014, vijoi edhe gjatë kohës kur ai ishte në burg, ndërsa jepte urdhra përmes një celulari.
Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe që operon në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, sipas shkrimit që u publikua në nëntor të vitit 2021 nga The Wall Street Journal.
Rexhepi u kap në vitin 2014 në Ekuador dhe u dënua në vitin 2015 me 13 vite burg për trafik droge. Ai u mbajt në një burg të Guayaquil dhe më pas në burgun Latacunga, 100 kilometra nga Quito.
Rexhepi u favorizua me regjimin gjysmë të hapur pasi kishte kryer të paktën dy të pestat e dënimit. Në pjesën e vendimit të datës 4 nëntor 2021, përmendet se kapoja shqiptare ‘ka një sjellje shumë të mirë’ dhe nuk regjistron tentativë arratisjeje, po ashtu ka edhe një raport pune.
Sipas informacioneve nga Funksioni Gjyqësor, Rexhepi siguroi se do të jetonte në një apartament nëCentral Park të Samborondón , 14 kilometra nga Guayaquil. Mirëpo, siç thuhet në raport, më 10 shkurt 2022, Rexhepit i është autorizuar ndërrimi i adresës, por adresa e re nuk është e shënuar.
Infobae mësoi në mënyrë jozyrtare se Rexhepi ka mbajtur kontakte me autoritetet e vendit deri më 15 janar të 2022, por më pas është zhdukur.
Mbi të rëndojnë dy kërkesa për ekstradim, nga Shqipëria dhe Italia. Rexhepi gjithashtu dyshohet të jetë porositësi i dhjetëra vrasjeve në vendin tonë.