U fut për të vjedhur në një banesë, arrestohet 19-vjeçari në Gramsh

09/11/2023 13:22

Një 19-vjeçar është arrestuar, pasi hyri për të vjedhur në një banesë në Gramsh.

Autoritetet policore, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në fshatin Bresnik, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u kap në flagrancë brenda banesës shtetasi E. L.. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një orë floriri dhe 4 varëse që ai i kishte vjedhur në këtë banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel