SPAK ka nisur verifikimin pasuror për dy kryebashkiakë dhe konkretisht për kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe për kryetarin e bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Ky hap procedurial u hodh nga Prokurorët antikorrupsion, pas sekuestrimit të disa shtesave dhe për llogari të hetimeve që po kryhen të veçuara për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Lexim verfikim pasuror ka nisur dhe për Memollën qe është dorëzuar i pandehur për korrupsion në zgjedhje dhe sakaq ka një procedim të dytë për dëmshpërblimet e tërmetit.

Kurse kryebashkiaku i Kamzës që ishte në SPAK një ditë më parë mbasi dorëzoi dosje, u kallzua edhe për tenderin e pastrimit të qytetit si dhe për dëmshpërblimet e tërmetit.

Aktualisht nën procedim penal është dhe Bashkia e Vlorës për veprën e shkeljes së barazisë në tendera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA