Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, ku automjeti me drejtuese I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues F. D.

Drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesja e automjetit I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

Top Channel