Mot i keq përfshin Shqipërinë, Rama: Strukturat shtetërore në terren, po sigurojnë kthimin në normalitet

08/11/2023 13:55

Shqipëria sot është zgjuar nën pushtimin e reshjeve me intensitet të lartë të shiut, të shoqëruara me bubullima dhe shkreptima

Brenda pak minutave shi, shumë qytete dhe fshatra u përmbytën, duke paralizuar kështu lëvizjen e automjeteve. Trafiku në Tiranë ka qenë në kaos, është pezulluar lëvizja dhe shumë rrugë janë përmbytur.

Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se të gjitha strukturat shtetërore kanë dalë në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

“Moti i rështë! Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rreptësisht rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan kryeministri Rama.

FOTO GALERI
3/35

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA