Kryebashkiaku paraqitet në SPAK, pyetet për dy orë nga Prokurorët! Rakip Suli: Erdha me dëshirë

08/11/2023 19:36

Brenda javës kryebashkiaku i Kamzës u kthye në SPAK me dosje në dorë.

Veç kësaj Rakip Suli qëndroi dy orë para Prokurorëve, për të dhënë sqarime mbi denoncimin e këshilltarëve, që pretendojnë se u shpërdorua detyra gjatë tenderit të pastrimit dhe të dëmshpërblimeve për tërmetin.

Por ndryshe nga herën e parë kur tha se ishte një ditë e bukur, në të dytën koha nuk kishte më rëndësi kryetarin e bashkisë Kamëz.

“Erdha me dëshirën time për të sjellë disa dokumente. Të flasim me dokumente konkrete dhe jo me fjalë”, tha Suli.

Ajo që zyrtari Suli u mundua ta shmangë është pikërisht pohimi se për çfarë është denoncuar, dhe për çfarë SPAK është vënë në lëvizje.

“Për mu janë shpifje, shpifje shpifje. Qëllimi ishte sot për ta bërë transparente çdo qindarkë që investohen nga Bashkia e Kamzës, në hir të qytetarëve të Kamzës”, tha kryebashkiaku.

Për dëmshpërblimet e tërmetit ka hetim edhe ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, i cili ndërkohë ka përfunduar nën akuzë dhe për korrupsion në zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA