Izraeli: Nuk po planifikojmë një pushtim të vazhdueshëm të Gazës

08/11/2023 09:51

Plani i pasluftës i Izraelit nuk është një “pushtim i vazhdueshëm” i Gazës, tha të martën një këshilltar i lartë i kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Përmes një interviste për CNN, këshilltari Mark Regev tha se okupimi i vazhdueshëm të Rripit të Gazës nuk është në planet e Jeruzalemit.

“Unë mendoj se mund të prisni diçka më të rrjedhshme, diçka më fleksibël ku ne mund të lëvizim dhe të largohemi sipas nevojës për t’u marrë me situatën e sigurisë. Ne nuk po flasim për ndonjë lloj okupimi të vazhdueshëm të Rripit të Gazës”- tha Regev.

I pyetur në lidhje me komentet e Netanyahu të hënën se “Izraeli do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë në Gaza për një periudhë të pacaktuar” pas përfundimit të luftës, Regev tha: “Ne duhet të bëjmë dallimin midis një pranie sigurie dhe kontrollit politik”.

“Kur kjo të përfundojë dhe ne të kemi mundur Hamasin, është thelbësore që nuk do të ketë një element terrorist të ringjallur, një Hamas të ringjallur. Nuk ka kuptim ta bëjmë këtë dhe të kthehemi në fillim,” tha Regev.

“Do të duhet të ketë një prani izraelite të sigurisë, por kjo nuk do të thotë se Izraeli po ri-pushton Gazën, kjo nuk do të thotë se Izraeli është atje për të qeverisur gazanët.

Përkundrazi, ne jemi të interesuar të krijojmë korniza të reja, ku gazanët mund të sundojnë veten, ku mund të ketë mbështetje ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës. Shpresojmë, ne mund të sjellim vende – qoftë edhe vendet arabe – për një rindërtim të një Gaze të çmilitarizuar, post-Hamas”- u shpreh ndër të tjera Regev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA