“Shumë spitale në Gaza nuk funksionojnë më”, kështu u shpreh drejtori i OBSH-së për Mesdheun Lindor, Ahmed Al-Mandhari, në lidhje me situatën e sulmeve izraelite.
Sipas tij rreth 15 spitale në qytetin e Gazës nuk po punojnë më, nga totali prej 35 qendrash shëndetësore që vendi ka.
“Ata kanë dalë jashtë shërbimit për shkak të sulmeve në godina dhe mungesës së karburantit. Në dy ditët e fundit shumë prej tyre mbyllën shërbimet e tyre sepse nuk ka karburant”, tha përfaqësuesi.
Me probleme po përballen edhe spitalet që janë funksionale, pasi numri i pacientëve është shumë më i lartë se kapaciteti.
“Spitalet e tjera të mbetura… po funksionojnë pjesërisht”, shtoi më tej ai për BBC.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka ndjekur situatën që në nisje të sulmeve më 7 tetor, vijon të raportojë për zhvillimet më të fundit në Rripin e Gazës.
Top Channel