Rrëfehet grabitësi i Ronaldos! “Skifteri” shqiptar nga arratia: Nuk vodha te Messi se kisha respekt

07/11/2023 12:36

Në Spanjë, futbollistë të famshëm si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Alvaro Morata e Karim Benzema kanë rënë pre e grabitësve, që kanë hyrë në rezidencat e tyre.

Mediat spanjolle shkruanë se në shumicën e rasteve grabitësit janë shqiptarë, të cilët veprojnë në zonat luksoze të Marbella, Madrid, Valencia e Barcelonës.

Pikërisht njëri prej “skifterëve” shqiptarë më në zë, i cili njihet me nofkën “Alberto” është rrëfyer në podcastin e gazetarit Carlos Quílez, siç shkruan gazeta spanjolle El Español.

Grabitësi shqiptar pretendon se kontrollon një rrjet prej 100 personash, me të cilët ka kryer grabitjet në shtëpitë e Benzema dhe Ronaldos.

Ne grabitëm Benzema. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por gjërat që gjetëm nuk ishin joshëse“, tha Alberto.

Më pas ai ka treguar sesi i është shmangur tundimit për të vjedhur shtëpinë e tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi.

Kreu i bandës së grabitësve shqiptarë, i cili aktualisht është në arrati tha se shmangu futbollistin argjentinas nga lista e tij sepse kishte shumë respekt për të.

“Rreth një vit më parë të tjerë më ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij. Pikë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA