Qindra amerikanë largohen nga Gaza, SHBA: 400 qytetarë kanë kaluar në Egjipt

07/11/2023 21:40

Qindra amerikanë janë larguar nga Gaza për në Egjipt përmes kalimit jugor të Rafah.

Shtetet e Bashkuara të Amerikën njoftuan për 400 shtetas të vendit të tyre dhe të afërm, që i kanë ndihmuar të largohen.

Ne kemi ndihmuar më shumë se 400 qytetarë amerikanë, banorë të përhershëm të ligjshëm dhe individë të tjerë të kualifikuar që të largohen nga Gaza”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Kjo shifër është një përditësim nga 300 të dhëna në fundjavë, por ende nuk është e qartë se sa amerikanë të tjerë ende presin të largohen.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA