Misteri i ‘grataçielave’ mesjetare të Bolonjës, ende i pazbuluar në Itali (fotot)

07/11/2023 21:39

Në kohët mesjetare qyteti Bologna në veri të Italisë mund të jetë dukur ndoshta siç duket zona e Manhattan sot në New York, prej qindra kullave misterioze pa dritare që ngriheshin shumë herë më lart se ndërtesat e zakonshme të banimit me çati të kuqe, qëllimi apo teknologjia e ndërtimit e të cilave ende mbetet mister.

Teoritë e zakonshme thonë se ato tregonin statusin e familjeve më të pasura por kjo nuk i ka bindur të gjithë studiuesit te cilet ngrejnë teori alternative te kerkimit apo mbledhjes se energjise nga krijuesit.

Raportimet thonë se mes shekujve të 12-të e të 13-të, Bologna kishte rreth 180 kulla të tilla, të cilat një shekull më vonë çuditërisht u shemben ose u rrëzuan.

Ato që u lanë në këmbë u përdorën në mënyra të ndryshme, sipas legjendave në formë burgjesh apo vendesh vrojtimi.

Shembjet e fundit të tyre raportohet se u bënë deri në fillim të shekullit të 20-të, ku u lanë në këmbë vetëm dy prej tyre që shikojmë dhe sot në qendër të qytetit të njohur universitar.

Ato janë kullat Asinelli dhe Garisenda— kjo e fundit e anuar në kënd, që është kthyer në një simbol të qytetit.

Emrat e kullave janë përshtatur me ato të familjeve fisnike që i zotëronin, siç është Asinelli me kullën e saj 97 metra të lartë, dhe më e shkurtra Garisenda rreth 50 metra, që është më e anuara.

Garisenda raportohet se ka qenë më e gjatë por kur u vu re animi i saj ishte shkurtuar në shekullin e 14-të.

Gjithmonë sipas legjendës mes dy kullave të afërta kishte pasur një urë lidhëse pedonale rreth 30 metra mbi tokën, e cila raportohet se u shkatërrua nga një zjarr gjithashtu i mistershëm, në vitin 1398. Sot kullat mund të vizitohen duke u ngjitur mes shkallëve të tyre spirale për të shikuar pamjet e mrekullueshme të qytetit.

Kullat përmenden disa herë në ‘Komedinë Hyjnore’ dhe ‘Le Rime’ të Dante Alighieri, si dhe nga Dickens në romanin ‘Pictures from Italy’. Garisenda është përmendur gjithashtu në romanin e Goethe, “Udhëtimi Italian”.

FOTO GALERI
1/16
Teoritë e zakonshme thonë se ato tregonin statusin e familjeve më të pasura por kjo nuk i ka bindur të gjithë studiuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA