Fuoristrada përplas të moshuarin në Lushnjë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
07/11/2023 17:55
Një këmbësor është përplasur këtë mbrëmje nga një fuoristradë në Lushnjë.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Savrës. 87-vjeçari po kalonte rrugën, ndërsa mbante në shpinë në ngarkesë me dru zjarri, kur është goditur nga mjeti.
Ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit, një 38-vjeçar, u shoqërua në Komisariat.
Top Channel