Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi se dy kamionë u dëmtuan dhe një shofer u plagos, teksa po dërgonin ndihma humanitare në qytetin e Gazës.
Sipas tyre një kolonë prej pesë kamionësh dhe dy automjetesh të tjera po lëviznin me furnizime mjekësore të cilat do të dërgoheshin në spitalet kryesore të Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe, kur morën flakë.
Organizata humanitare nuk ishte në gjendje të identifikonte menjëherë burimin e zjarrit.
Më pas ata kanë ndryshuar rrugën pas incidentit, për t’u siguruar që të dërgojnë me sukses furnizimet mjekësore në spitalin Al-Shifa.
Karvani më vonë shoqëroi gjashtë ambulanca që transportonin pacientë të plagosur rëndë në vendkalimin Rafah, por kreu i KNKK theksoi se sa e vështirë është bërë dhënia e ndihmës gjatë luftës.
“Këto nuk janë kushtet në të cilat personeli humanitar mund të punojë. Sigurimi që ndihma jetike mund të arrijë objektet mjekësore është një detyrim ligjor sipas ligjit ndërkombëtar humanitar“, tha Ëilliam Schomburg, i cili kryeson nën-delegacionin e KNKK-së në Gaza.
Top Channel