Qendra e Dizajnimit të Politikave Teknike në Universitetin Kombëtar Australian (ANU) ka nisur një zgjerim të madh të Atlasit të saj të Politikave Teknike, lider në botë, për rregullimin global të teknologjisë.

Duke përfshirë çështje jetike si privatësia dhe inteligjenca artificiale, mjeti më i avancuar i kërkimit tani parashikon nga 3,000 në më shumë se 5,000 rekorde të politikave teknologjike.

Zgjerimi i fundit i Atlasit parashikon edhe që këto rregulla të zbatohen nga 36 në 72 juridiksione, duke mbuluar çdo anë të rëndësishme teknologjike dhe çdo vend të Indo-Paqësorit.

Atlasi, është krijuar në vitin 2022 nga një ekip ekspertësh në Qendrën e Dizajnit të Politikave Teknike.

Ne kemi futur teknologjinë në jetën tonë përpara se të kemi përfshirë teknologjinë në sistemet tona ligjore dhe kornizat e politikave publike,” tha Drejtoresha e Qendrës së Dizajnimit të Politikave Teknike, Profesor Johanna Weaver.

Ndërsa teknologjia dhe ligjet për ta rregulluar atë bëhen një pjesë thelbësore e jetës sonë, është thelbësore për politikëbërësit, studiuesit dhe publikun e gjerë që të kenë një mjet për të aksesuar dhe eksploruar me lehtësi zhvillimet në juridiksione të tjera.

Atlasi i Politikave Teknike po zhvillohet vazhdimisht për pasqyruar dhe përditësuar të gjihta rregulloret globale të teknologjisë,” tha profesor Weaver.

Top Channel