Një tjetër aksident ka ndodhur vetëm brenda pak minutave në Lushnjë, ku 75-vjeçari është rrëzuar në autostradën Çermë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem.

75-vjeçari drejtonte një motoçikletë dhe ka rënë në rrugë. Dy persona që udhëtonin me një mjet pas tij kanë parë sesi ka ndodhur dhe kanë ndaluar. Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë ndaluar mjetet e tjera për mos t’a dëmtuar.

Më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën për të bërë të mundur dërgimin e tij në spital. I moshuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën udhëtonte.

Një këmbësor është përplasur këtë mbrëmje nga një fuoristradë në Lushnjë.

Ndërkohë në kryqëzimin e Savrës një 87-vjeçar është goditur nga një makinë kur po kalonte rrugën, ndërsa mbante në shpinë në ngarkesë me dru zjarri.

Ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit, një 38-vjeçar, u shoqërua në Komisariat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA