Parlamenti i Fterrës/ Të moshuarit mblidhen dhe zgjidhin hallet e fshatit

05/11/2023 11:00

Ky është Parlamenti më i veçantë, shumë ndryshe nga ai i politikanëve: Parlamenti i Fterrës. 

Në festën e 30 vjetorit të krijimit të Kuvendit të fterjotëve, nismëtarët e saj një grup pensionistësh që jetojnë prej vitesh në Tiranë, kujtojnë si lindi idea dhe statuti i fshatit, që mbi të gjitha nuk lejon të flitet për politikë.

 “Në Parlamentin tonë nuk lejohen fyerjet, sharjet, përgojimet. Nuk ndahen bindjet partiake, por flitet si të zgjidhim hallet e fterjotëve, si të mbajmë gjallë kulturën. Këtu jemi të gjithë të barabartë”.

“Pse u quajt Parlamenti? Se një shokun tonë e pyet nipi se ku po shkon dhe ai me shaka i përgjigjet se do shkoj te Parlamenti; duke nënkuptuar takimin tonë. Edhe kështu i ngeli emri”

“Kjo është pjesë e traditës. Bisedojmë për fshatin, ndihmojmë për zhvillimin e fshatit, kontribuojmë me sa mundemi”.

Parlamenti i Fterrës mblidhet çdo të shtunë me 10 anëtarët e saj besnik e të përmalluar për fshatin, por në këtë 30 vjetor seanca është zgjeruar. Veç atyre me origjinë nga Fterra e jugut, janë ftuar si qytetarë nderi edhe shqiptarë që nuk janë nga ky vend, por që kontribuojnë në njohjen e tij.

Top Channel