Kristi Gongo në episodin e rradhës të Punë pa teka, ka një mesazh për ty: “Një mekanik nuk ka pse të jetë gjithmonë një burrë”.
Kërkesa e tregut është shumë e madhe dhe kategorizimet e zanateve apo ndalimet gjinore nuk janë më të kohës. Kristi na zbuloi detajet e punës nga duart e një vajze në servisin e riparimit të makinave te “Porsche Albania”.
Fillimi në një vend pune të ri është gjithmonë i vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Bashkëpunimi mes kolegëve ndihmon që rezultati i punës të jetë efektiv. Juli është rikthyer pas tre vitesh e gjysmë emigrim në Shqipëri. Ai tregon se në Gjermani kishte punuar në procesin e lyerjes me një vajzë gjermane dhe puna nuk kishte asnjë dallim.
Madje vajzat e gratë, thotë ai, janë më të zonja pasi kanë sy më të vëmëndshëm dhe janë më të kujdesshme. Thjesht, ju duhet dhënë besim e kohë…
Top Channel