Foto Ilustruese

Një person ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë pasi motori të cilin drejtonte është përplasur me automjetin tip “Hyundai” në aksin rrugor Çukë-Fanar, në Sarandë.

Si pasojë e përplasjes, që ka ndodhur rreth orës 19:10, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motori.

Nga ana tjetër po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit, ku u përfshi edhe drejtuesi i automjetit 51-vjeçari me iniciale Th. K.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA