Juliana vendosi të vinte me një cha cha mbrëmjen e sotme të “Dancing With The Sars”.
Sërish juria vijon t’i tërheqë vëmendje konkurrentes për lirshmërinë e lëvizjeve gjatë kërcimit.
Por këto vërejtje u pritën mirë nga konkurrentja.
Valbona Selimllari: Ishte e bukur dhe kishte energji. Por ka vetëm një problem. Ose ke frike ose ke momente që je e ngurtësuar. Po në përgjithësi mirë.
Lori Bala: Cha cha e parë që kam parë të realizuar këtë mbrëmje. Më pëlqyen shumë disa prej lëvizjeve.
Ilir Shaqiri: Do doja që të ishe komplet, domethënë më e lirshme. Belin ta lëvizje më lirshëm sikur po kërcen në shtëpi, je në të njëjtën linjë shpërthimi me Eni Shehun.
Olta Gixhari: Unë mendoj që të pengon pavarësia, mendoj që ka ardhur ta tregosh pavarësinë edhe në skenë. Ti je totalisht e varur nga Dioni në kërcim.
Juliana dhe Luixhino arritën të rrëmbenin nga juria 30 pikë në total.
Top Channel