Trafikimi i qenieve njerëzore/ Në Bulqizë ngrihet Qendër Komunitare Multi-Funksionale, e udhëhequr nga UNICEF

02/11/2023 10:29

Në Bulqizë është ngritur Qendër Komunitare Multi-Funksionale për trafikimin e qenieve njerëzore, e udhëhequr nga UNICEF

Ngritja e kësaj qendre e cila do të ofrojë shërbime mbi trafikimin e qenieve njerëzore u mundësua mes bashkëpunimit nga Bashkia Bulqizë  dhe “Terre des hommes”, mision në Shqipëri, me mbështetjen e qeverisë Britanike, në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimin e Qenieve Njerëzore në Shqipëri” e udhëhequr nga UNICEF.

“Ngritja e kësaj qendra ka për qëllim parandalimin dhe reagimin të  menjëhershëm për  fëmijët viktima të trafikimit formave të rënda të dhunës” në bashkinë Bulqizë.

Aktiviteti u zhvillua në qendër të qytetit pas një performimi nga nxënësit e dy shkollave 9-vjeçare Shupenzë dhe Bulqizë.

Kryetarja e Bashkisë Festime Mjeshtri tregon se vitet e fundit në bashkinë Bulqizë janë 6 fëmijë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, ndaj falë bashkëpunimit me UNICEF dhe qeverisë Britanike të cilët “po na mbështesin do të bëjmë të pamundurën për ta ndalur këtë fenomen”.

Të pranishëm në ngritjen e kësaj qendre ishin edhe Roberto De Benardi përfaqësuesi i UNICEF si dhe James Mogridge, Sekretar i Dytë i Mbretërisë në Shqipëri, ku shprehen bashkëpunimin me bashkinë Bulqizë për t’u ardhur në ndihmë për të parandaluar çdo situatë të rëndë të trafikimit të qenieve njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA