Mbahet në kushte të pazakonta seanca plenare/ Mazhoranca miraton projektligjet, demokratët krijojnë kaos

02/11/2023 10:16

Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi dhe përfundoi brenda 30 minutave, mes kaosit që krijuan në sallë deputetët e opozitës.

Socialistët qëndruan në këmbë dhe votuan rendin e ditës, pasi karriget e tyre ishin të përmbysura në mes të sallës.

Foltoren “e zuri” deputeti Ervin Salianji, që foli me qytetarët nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Për të penguar vazhdimin e seancës, ai ndezi tymuese në ngjyrë blu dhe lejla, që u përhapën në të gjithë sallën. Nga tymi, nuk u ndje mirë as ish-kryeministri, i cili u largua nga karrigia e tij.

Deputetët e opozitës mbërritën në Kuvend disa minuta para se të niste seanca. Ata përmbysën karriget e deputetëve të mazhorancës dhe morën kartat e tyre. Nuk munguan as përplasjet me tyre. Xhemal Qefalia u përplas me demokratët, pasi mori ‘me detyrim’ karrigen e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë aksion në parlament si grevë. “Ne shpallim grevë. Kjo që shihni është grevë. Më mirë të ikni”, tha ai.

Sipas Berishës dhe deputetëve të tjerë demokratë që e mbështesin këtë aksion, nuk do të ketë më normalitet, nëse “nuk respektohen të drejtat kushtetuese”. Opozita kërkon të miratohen komisionet hetimore që ka kërkuar, të ketë përfaqësuesit e vetë në komisione dhe të “njihet kryetari i PD-së”.

FOTO GALERI
25/39

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA